DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Tiranë, 06.10.2023
Në ambientet e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, u hodh të premten shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Votimit që do të administrojnë procesin e votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të datës 9 tetor 2023.
Ky short u zhvillua nën përgjegjësinë e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë, Z. Sokol Sadushi në përputhje me parashikimet e nenit 16, pika 4, të Ligjit nr. 115/2016.
Në hedhjen e këtij shorti, ishin prezent edhe përfaqësues të organizmave kombëtarë e ndërkombëtarë që asistojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, në cilësinë e vëzhguesit.
Para fillimit të hedhjes së shortit u verifikua prania e ndihmësmagjistratëve që ushtrojnë aktualisht detyrën pranë Gjykatës së Lartë, në përputhje me parashikimet ligjore, e konkretisht ndihmësmagjistratët: Engjëllushe Tahiri, Iva Zemani, Albana Misja, Alda Sadiku, Eva Hysko, Sonila Hoxha dhe Elton Frashëri.
Pas hedhjes së shortit, anëtarët e këtij komisioni do të jenë: Engjëllushe Tahiri, Alda Sadiku dhe Sonila Hoxha, ndërsa Kryetari i Komisionit u zgjodh ndihmësmagjistratja Alda Sadiku.
Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al