• 1
    gjykata e larte
  • 2
    Salle gjyqi
  • 3
    Salla e mbledhjeve te gjyqtareve
  • 4
    Salla e kolegjeve te bashkuara

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 04.10.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Sot, ditën e hënë, datë 4 Tetor 2021, ora 13.00, në ambientet e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, u hodh shorti përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Votimit që do të administrojnë procesin e votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve.

Ky short u zhvillua nën përgjegjësinë e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë, Z. Sokol Sadushi në përputhje me parashikimet e nenit 16, pika 4, fjalia e fundit, të Ligjit nr. 115/2016.

Në hedhjen e këtij shorti, ishin prezent edhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë që asistojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, në cilësinë e vëzhguesit si; USATA, EURALIUS dhe INL.

Para fillimit të hedhjes së shortit u verifikua prania e ndihmësmagjistratëve që ushtrojnë aktualisht detyrën pranë Gjykatës së Lartë, në përputhje me parashikimet e nenit 16, pika 4, fjalia e parë e Ligjit 115/2016, e konkretisht ndihmësmagjistratët Engjëllushe Tahiri, Ina Hoxhaj, Lorena Çabej, Iva Zemani, Enisa Shahini.

Ndihmësmagjistratja Ina Hoxhaj paraqiti dorëheqjen e saj pranë Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë, për të mos qenë anëtare e Komisionit të Votimit pasi bashkëshorti i saj, Z.Florjan Kalaja kandidon për vendin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. Kërkesa e znj. Hoxhaj u pranua nga Zëvendëskryetari z. Sadushi.

Fillimisht u hodh shorti për për caktimin e Anëtarëve të Komisionit të Votimit, nga ku u zgjodhën: Engjëllushe Tahiri, Lorena Çabej dhe Enisa Shahini. Më pas, u hodh shorti midis tre anëtarëve të zgjedhur të Komisionit të Votimit, për të zgjedhur Kryetarin e Komisionit të Votimit, nga i cili u zgjodh ndihmësmagjistratja Engjëllushe Tahiri.

Procesverbali i mbajtur është nënshkruar nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë short.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte