Programi i Transparencës

Rreth autoritetit Kuadri ligjor rregullator Informacion mbi buxhetin dhe procedurat e prokurimit të Gjykatës së Lartë
Shqyrtimi i çështjeve në lidhje me kuptimin dhe zbatimin e ligjit Sistemi i mbrojtjes se informacionit, llojet dhe format e dokumentave Regjistri i Kërkesave dhe i përgjigjeve
Statistika Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Gjykatën e Lartë
Koordinatori për të Drejtën e Informimit

gjykata e larte_new politics logo_presentation_017_copy_2
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Tiranë, 01.07.2022

NJOFTIM PËR MEDIAN

Një delegacion i anëtarëve të Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Zëvendëskryetari Sokol Sadushi dhe gjyqtarët Albana Boksi, Sokol Binaj, Asim Vokshi e Gentian Medja, u pritën në Gjykatën Federale Administrative në Leipzig, nga Prof. Dr. Ingo Kraft gjyqtar kryesues dhe Z. Martin Steinkühler, gjyqtar në këtë gjykatë, si edhe në Gjykatën Kushtetuese të Landit të Berlinit nga Zj. Ludgera Selting, Kryetare e gjykatës dhe Z. Jürgen Kipp, gjyqtar. Takimet u organizuan në kuadër të një vizite studimore në Leipzig dhe Berlin, Gjermani, në datat 28 – 29 Qershor 2022.

Vizita studimore dyditore “Juridiksioni gjyqësor administrativ”, e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, kishte për qëllim shkëmbimin profesional të eksperiencave ndërmjet gjyqtarëve gjermanë dhe shqiptarë. Në fokus qëndruan çështje, të cilat dalin nga praktika gjyqësore shqiptare si pasojë e vendosjes së juridiksionit gjyqësor administrativ dhe që janë rezultat i ndarjes së kompetencave të nevojshme, ndërmjet të tjerash me juridiksionin kushtetues.

Gjatë takimeve në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtarët patën mundësinë të diskutonin në lidhje me ndarjen e kompetencave ndërmjet juridiksionit kushtetues dhe juridiksionit administrativ, duke identifikuar qëndrimet dhe qasjet e përbashkëta për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Delegacioni shqiptar, gjithashtu pati një takim dhe bisedoi në lidhje me strukturën dhe detyrat e juridiksionit gjyqësor administrativ në Gjermani edhe me Dr. Axel Schreier gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Berlin-Brandenburg.

Vizita studimore ofroi mundësinë e prezantimit të çështjeve paralele që ekzistojnë në të drejtën gjermane administrative dhe kushtetuese duke identifikuar qëndrimet e përbashkëta për zgjidhjen e tyre.

Aktiviteti u organizua nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), i cili mbështet vazhdimisht Gjykatën e Lartë për të mundësuar pjesëmarrjen e saj në aktivitete profesionale, brenda dhe jashtë vendit.

 
 
 
 
 

 

Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte