
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Tiranë, 16.10.2023
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë së bashku me Gjykatën e Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizuan të hënën, takimin me temë "Harmonizimi i praktikës gjyqësore".
Ky është takimi i rradhës i cili organizohet në kuadër të një sërë forumeve kombëtare e ndër-rajonale, të cilat synojnë të çojnë drejt një praktike më koherente dhe të harmonizuar me standardet e Këshillit të Evropës dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por edhe të forcojnë bashkëpunimin me gjykatat homologe të rajonit.
Forumi i organizuar në Pogradec, mbledh së bashku gjyqtarë të Gjykatave të Larta të të dyja vendeve, si edhe të ftuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, gjyqtarë nga Gjykata e Lartë e Serbisë, Bosnia dhe Hercegovina, Këshilli i Evropës, etj.
Aktiviteti organizohet në kuadër të projektit D-REX III, pjesë e “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, një iniciativë bashkëpunimi e bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al