REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 27.05.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë ka kënaqësinë që të prezantojë për publikun, logon e saj të re zyrtare.
Logo, e cila nga sot do të përdorët zyrtarisht nga Gjykata e Lartë, përmban në paraqitjen e saj një sërë elementësh, që lidhen ngushtësisht me gjyqësorin dhe simbolet përfaqësuese të tij, duke përdorur elementët tradicionalë. Në këtë logo janë bërë bashkë të gjitha vlerat në një, si shqiponja me dy krerë, shqyta dhe shpata si simbole të mbrojtjes, simboli i barazisë së palëve përpara gjykatës peshorja, si edhe kolonat, të cilat simbolizojnë forcën dhe qëndrueshmërinë, por edhe përbërjen e trupave gjykues me të cilat gjykon Gjykata e Lartë.
Logoja u realizua në bashkëpunim dhe me mbështetjen e projektit të USAID "Justice for All" (Drejtësi për të gjithë) pas konsultimeve dhe punës së përbashkët.

Item 2

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte