Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë, me seli në Tiranë, është shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.Misioni i saj kryesor është rishikimi, me kërkesën e palëve, i vendimeve të gjykatave të shkallëve më të ulta.

Nëpërmjet këtij procesi, ajo merr në shqyrtim çështjet e zbatimit të ligjit pa gjykuar faktet duke garantuar me anë të jurisprudencës së saj zbatimin uniform të ligjeve.

Për të siguruar një proces sa më transparent dhe një akses të gjerë të publikut, Gjykata e Lartë vendos në shërbimin tuaj këtë faqe zyrtare ku cilido mund të informohet në mënyrë të vazhdueshme mbi veprimtarinë e saj gjyqësore dhe administrative.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte