• 1
    Sallë gjyqi
  • 2
    Salla e Mbledhjeve te gjyqtareve
  • 3
    Gjykata e Lartë
  • 4
    Salla e Kolegjeve te Bashkuara

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 02.09.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata e Kasacionit të Republikës së Turqisë, ka zhvilluar ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësor 2021-2022 në një aktivitet të rëndësishëm ku është i ftuar edhe Z. Sokol Sadushi, në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.

Në konferencën ndërkombëtare me titull: “Ekselenca në vendimmarrjen e Gjykatave të Larta”, organizuar me këtë rast, Z. Sadushi ka patur mundësinë të mbajë edhe një fjalim përshëndetës më këtë rast, ku ndër të tjera ka prezantuar rolin e Gjykatës së Lartë pas ndryshimeve Kushtetuese e ligjore, sfidat me të cilat u përball ajo si pasojë procesit të vettingut dhe vështirësitë që solli përiudha pandemike, si edhe hapat e shpejtë dhe të nevojshëm në kuadër të masave të marra prej gjyqtarëve të emëruar në mars 2020 e më tej, për të ulur numrin e çështjeve të prapambetura dhe rritjen e besimit të publikut tek kjo gjykatë.

Lutemi të lexoni të plotë, këtu, fjalën e mbajtur nga Z. Sokol Sadushi në Ankara.

 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte