DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Tiranë, 03.11.2023
Vendimmarrja e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë për unifikimin dhe ndryshimin e praktikës gjyqësore, ka mbledhur të premten në Tiranë, në forumin e radhës, gjyqtarë të gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm, administrativ dhe krimit të organizuar, të të gjitha niveleve. Aktiviteti, një organizim i përbashkët i Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë Gjyqësor e Këshillit të Evropës, u përshëndet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, anëtarja e KLGJ zj. Brikena Ukperaj dhe zj. Gulia Re, Shefe e Zyrës së KiE.
Gjatë ditës së sotme, gjyqtarët Ilir Panda, Artur Kalaja e Asim Vokshi do të prezantojnë e drejtojnë panelet për diskutimin mbi urisprudencën e kolegjeve të Gjykatës së Lartë.
Aktiviteti organizohet në kuadër të projektit D-REX III, pjesë e “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, një iniciativë bashkëpunimi e bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.
Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al