Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Financiare dhe Shërbimeve

MISIONI: Njësia e burimeve njerëzore përgjigjet për hartimin e dokumenteve të nevojshme për administrimin e regjistrit të stafit të Gjykatës, procesin e rekrutimit të punonjësve të tjerë të gjykatës, si dhe ndihmon në vlerësimin profesional të nëpunësve civilë gjyqësorë si dhe ndjek për çdo aspekt tjetër që ka të bëjë me statusin e nëpunësit civil gjyqësor.

Nësia e Shërbimeve Finaciare ushtron dhe zbaton detyrimet që rrjedhin nga Ligji “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” dhe Ligjin “Për menaxhimin e kontrollit financiar” si dhe aktet në zbatim të tyre.

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM: Shërbimet e burimeve njerëzore synojnë të garantojnë shërbim civil gjyqësor në Gjykatë të qëndrueshëm, profesional, të bazuar në meritë, integritet moral dhe paanësi politike. Specialisti i burimeve njerëzore në ushtrimin e detyrave të tij/saj udhëhiqet nga parimet e parashikuara në Ligjin për Pushtetin Gjyqësor, Ligjin për Nëpunësin Civil, Kodin e Punës dhe Kodin e Procedurës Administrative.

Shërbimet e financës synojnë të garantojnë dhe sigurojnë që nëpërmjet një planifikimi buxhetor dhe financiar të saktë dhe kontrolli shpenzimesh të vazhdueshëm, të mos cenohet funksionimi dhe mbarëvajtja e punës në Gjykatë. Specialisti i financës në ushtrimin e detyrave të tij/saj udhëhiqet nga parimet e parashikuara në Ligjin për Pushtetin Gjyqësor dhe legjislacionin buxhetor dhe financiar përkatës.

DETYRAT KRYESORE: Ndihmon Kancelarin në krijimin dhe administrimin e Regjistrit të Personelit të Gjykatës si dhe të dosjes personale për të gjithë gjyqtarët, nëpunësit civilë gjyqësorë dhe të punonjësve të tjerë të gjykatës sipas ligjit; b) Harton dokumente dhe programe që lidhen me personelin, si pajisja dhe plotësimi me libreza pune, përpilimi i kontratave individuale të punës dhe nënshkrimi i tyre nga punëdhënësi e punëmarrësi, përpilimi i grafikut të lejeve vjetore për personelin administrativ; c) Ndihmon Këshillin e Gjykatës në kryerjen e detyrave që lidhen me hartimin e përshkrimeve të punës, si dhe çështje të tjera që lidhen me statusin e nëpunësve civilë gjyqësorë sipas ligjit; d) Ndihmon Kryetarin në procesin e vlerësimit periodik profesional sipas ligjit duke përgatitur projektvendimet për vlerësim si dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme për kryerjen e vlerësimit profesional; e) Ndihmon Kryetarin në procesin e rekrutimit të punonjësve të tjerë të Gjykatës sipas ligjit duke përgatitur të gjitha dokumentet dhe aktet e nevojshme për këtë qëllim; f) Merr masa për t’i plotësuar personelit të Gjykatës së Lartë materialet e nevojshme kancelarike dhe çdo pajisje tjetër, kujdeset për plotësimin e kërkesave për karburant e pjesë këmbimi të automjeteve të institucionit dhe siguron gatishmërinë e mjeteve, kujdeset për kryerjen e punimeve dhe shërbimeve për mirëmbajtjen e ndërtesës dhe të zyrave, për sigurimin me energji elektrike dhe lidhje telefonike, si dhe për krijimin e lehtësirave të nevojshme për veprimtarinë e Gjykatës së Lartë; g) Merr masa për riparimin dhe shërbimet e nevojshme për mirëmbajtjen e automjeteve, të pajisjeve dhe aparaturave, dhe kur konstatohet se dëmtimet e tyre kryhen me faj, nxjerr përgjegjësinë personale dhe parashtron propozimet për zhdëmtim; gj) Kontrollon përdorimin me korrektësi të mjeteve, pajisjeve dhe automjeteve, si dhe ndalon çdo keqpërdorim e shfrytëzim abuziv të tyre; h) Kryen detyra të tjera, sipas urdhrave apo porosive të Kryetarit, Kancelarit apo Këshillit të Gjykatës.

Harton projekt-programin buxhetor afatmesëm dhe vjetor të institucionit duke përcaktuar nevojat për fonde, sipas programeve, produkteve dhe aktiviteteve përbërëse të tyre, duke bashkërenduar punën me sektorët e tjerë të institucionit; i paraqet për miratim në organet përkatëse (Këshillin e Gjykatës, Këshillin e Lartë Gjyqësor), brenda afateve te caktuara; b) Ndjek në vijimësi zbatimin e buxhetit të institucionit, evidenton dhe kontrollon shpenzimet buxhetore sipas zërave. Nxjerr të dhënat mujore, 6-mujore dhe vjetore, mbi bazën e dokumenteve financiare të shpenzimeve dhe të ardhurave, analizon periodikisht shpenzimet e bëra sipas zërave të buxhetit; c) Përgatit, analizon e raporton monitorimin e realizimeve financiare të institucionit me objektivat e arritura dhe informon, për ecurinë e tyre, Këshillin e Gjykatës; d) Zbaton rregullat e menaxhimit financiar, mban llogaritë e institucionit, përgatit pasqyrat financiare dhe harton bilancin ekonomiko-financiar në përputhje me planin kontabël e ligjin për kontabilitetin; e) Kontabilizon veprimet e bankës, arkës, magazinës, ditarin e veprimeve të ndryshme dhe thesarit. Kryen çdo muaj mbylljen e llogarive dhe rakordon të dhënat me degën e thesarit dhe Këshillin për përdorimin e buxhetit; f) Organizon kontrolle, verifikime dhe inventarizime periodike për administrimin e vlerave materiale dhe monetare në përdorim, për të gjitha llojet e shpenzimeve të kryera nëpërmjet arkës, bankës dhe magazinës; g) Harton, kontrollon dhe zbaton shpenzimet buxhetore për personelin dhe ndalesat përkatëse për tatim-taksat, sigurimet shoqërore e shëndetësore dhe sigurimin suplementar, etj.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte