MISIONI: Të bashkërendojë, organizojë dhe ndajë punën e drejtorisë së administrimit gjyqësor gjyqësor nën drejtimin e kancelarit të gjykatës, duke kryer veprimtari/aktivitete që synojnë organizimin dhe garantimin e funksionimit të duhur të shërbimeve të gjyqësore të gjykatës.
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS: Kryesekretari/drejtori në ushtrimin e detyrave të tij/saj ka si qëllim të kryejë veprimet e nevojshme procedurale që lidhen me vendimmarrjen gjyqësore të Gjykatës së Lartë.
DETYRAT KRYESORE: Kryesekretari/Drejtori ushtron në veçanti këto kompetenca: Nënshkruan të gjitha aktet procedurale që kërkojnë njoftime procedurale sipas parashikimeve ligjore; Është përgjegjës për mbajtjen e regjistrave manual dhe elektronik të Gjykatës; Mban procesverbalin e organizimit të hedhjen se shortit gjyqësor në mënyre manuale në rastet kur: (i) Bëhet zëvendësimi i gjyqtarit, që ka pengesë ligjore për gjykimin e çështjes, me një gjyqtar tjetër; (ii) Shyrtohen kërkesat për pezullimin e ekzekutimit të vendimit civil apo administrativ; (iii) Kolegjet e Bashkuara shqyrtojnë çështje të cilat janë në kompetencë të tyre; (iv) Shqyrtohen kërkesat për përjashtimin nga gjykimi i çështjes i një gjyqtari te Gjykatës së Lartë; Kryesekretari u jep informacion palëve të interesuara në lidhje me zhvillimin e seancave, trajton kërkesat e paraqitura nga palët për shtyrjen e seancave, pushimin e gjykimit, si dhe çdo kërkesë tjetër që lidhet me shqyrtimin e çështjes, dhe ia kalon këto kërkesa gjyqtarit relator; Mbikëqyr procesin e verifikimit të dosjen pas përfundimit të gjykimit dhe të inventarizimit e plotë të saj, duke përfshirë numërtimin e faqeve; Është anëtar i Komisionit për Asgjësimin e Mjeteve Materiale; Ndjek dhe kujdeset për zbatimin e vendimeve, urdhrave dhe udhëzimeve të Kryetarit dhe Kancelarit të gjykatës që kanë të bëjnë me veprimtarinë gjyqësore ose administrative të gjykatës, si dhe realizon çdo detyrë sipas parashikimit të Rregullores së Brendshme të Gjykatës; Mban kontakte të vazhdueshme me gjykatat e shkallëve më të ulta në lidhje me aspekte që kanë të bëjnë me veprimtarinë gjyqësore.