REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

Tiranë, 07.03.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Christian Danielsson, është takuar të enjten me anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Z. Christian Danielsson ka vlerësuar maksimalisht veprimtarinë e deritanishme të KED duke inkurajuar e mbështetur atë për të vijuar punën intensive, që ky këshill po zhvillon për të përmbushur detyrimet kushtetuese e ligjore për zgjedhjen sa më shpejt të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Pas përfundimit të takimit, Z. Christian Danielsson në një postim të tij në rrjetin social Tëitter, krahas fotove me anëtarët e KED, ai shkruan: “Kënaqësi që kthehem sërish në Tiranë. Kam takuar sot anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Përsërita mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian për punën e tyre të pavarur dhe të paanshme. Implementimi i reformës në drejtësi po ecën përpara. Çelësi për rolin e ligjit në Shqipëri dhe për përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian".​

Item 1
Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte