Programi i Transparencës

Rreth autoritetit Kuadri ligjor rregullator Informacion mbi buxhetin dhe procedurat e prokurimit të Gjykatës së Lartë
Shqyrtimi i çështjeve në lidhje me kuptimin dhe zbatimin e ligjit Sistemi i mbrojtjes se informacionit, llojet dhe format e dokumentave Regjistri i Kërkesave dhe i përgjigjeve
Statistika Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Gjykatën e Lartë
Koordinatori për të Drejtën e Informimit

gjykata e larte_new politics logo_presentation_017_copy_2
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Tiranë, 10.05.2022

NJOFTIM PËR MEDIAN

Organizimi i aktivitetit “Kujtesë, Histori, Drejtësi” ishtë mënyra simbolike me të cilën Gjykata e Lartë përkujtoi 10 majin Ditën Kombëtare të Drejtësisë. Në një takim të zhvilluar me mbështetjen e Këshillit të Evropës, personalitete të larta të fushës së drejtësisë, gjyqësorit, studjues të së drejtës dhe ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë ndër vite, dhanë sot kontributin e tyre në kujtim të ditës e cila iu kushtua drejtësisë shqiptare, pas miratimit të aktit të parë juridik Kanunit të Zhurisë, 1913.

Gjykata e Lartë prezantoi më këtë rast edhe dy botime të saja që i kushtohen kujtesës historike të sistemit të drejtësisë, si dhe vendimmarrjes së përzgjedhur të viteve të fundit të Gjykatës së Lartë (2016-2021)

Aktiviteti u përshëndet nga Zëvendëkryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Znj. Naureda Llagami, Zëvendëdrejtuesi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë Z. Olsi Dekovi, studjuesit ë se drejtës Z. Ismet Elezi, Z.Niazi Jaho dhe Znj. Aurela Anastasi si edhe Znj. Lorena Çabej, ndihmësmagjistrate në Gjykatën e Lartë.

Fjalën e plotë të Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, mund ta lexoni të plotë këtu:

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte