Depozitimi i rekursit

Depozitimi i rekursit në gjykatën që ka dhënë vendimin dhe nënshkrimi i tij vetem nga avokati.

Ndryshimet e fundit përcaktojnë tashmë më qartë detyrimin për nënshkrimin e rekursit vetëm nga avokati, si dhe depozitimin e tij në gjykatën që ka dhënë vendimin dhe jo direkt në Gjykatën e Lartë.
Ligjvënësi ka parashikuar të drejtën dhe detyrimin primar të gjykatës që ka dhënë vendimin, për të vlerësuar nëse rekursi plotëson kushtet për t’u shqyrtuar nga Gjykata e Lartë. Dosja gjyqësore dhe rekursi i verifikuar nga gjykata më e ulët, pasi është garantuar njoftimi i tij dhe paraqitja e kundërrekursit nga pala kundërshtare, kalon për gjykim në Gjykatën e Lartë, në të cilën i nënshtrohet një tjetër verifikimi të kushteve formale nga gjyqtari i vetëm i kësaj Gjykate.
​Kjo është një procedurë që vlerësohet se i shërben më mirë ekonomizimit të procesit gjyqësor, si dhe rritjes së efektivitetit të gjykimit.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte