Buletini informativ 2023 - 1

1. Jurisprudencë e përzgjedhur

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë

(Kompetenca tokësore për paditë me objekt kundërshtimin e veprimeve administrative)

vendimin nr.00-2022-3544, datë 06.12.2022, ku parashtrohet zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës tokësore, KAGJL vlerëson se paditë kundër veprimit administrativ shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin ku organi publik ka kryer veprimin. /web/00_2022_3544_12245.doc

(Kompetenca tokësore për paditë me objekt detyrimin e organit publik për të vepruar)

vendimin nr.00–2022–4167, datë 06.12.2022, ku parashtrohet zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës tokësore, KAGJL shprehet se kur gjykata gjendet përpara një vendimi për nxjerrjen e çështjes jashtë kompetencës nga gjykata tjetër, ka detyrimin që të zgjidh mosmarrëveshjen ose të parashtrojë për zgjidhje para Gjykatës së Lartë mosmarrëveshjen e kompetencës, por nuk mund të shpallë sërish moskompetencën. Paditë për detyrimin e organit publik për të vepruar lidhur me të drejtat mbi sendet e paluajtshme, do të gjykohen nga gjykata administrative që përfshin territorin ku ndodhet sendi. /web/00_2022_4167_k_13311.doc

(Paanësia e gjyqtarit në çështje me të njëjtat palë)

vendimin nr.00-2022-4077(445), datë 22.12.2022, për cenimin e parimit të paanësisë nga Gjykata Administrative e Apelit, KAGJL shprehet se, fakti që gjyqtari ka dhënë një vendim tjetër më parë për të njëjtat palë, nuk mjafton për të mbështetur dyshimet rreth paanësisë së tij. Ajo që ka rëndësi për paanësinë është qëllimi dhe natyra e veprimeve që gjyqtari kryen gjatë procesit gjyqësor. Njohuritë e detajuara të gjyqtarit mbi çështjen dhe vendimet e dhëna prej tij për një çështje me objekt tjetër me të njëjtat palë, nuk përbëjnë shkak për të dyshuar mbi paanshmërinë e vendimit të themelit. /web/445_00_2022_4077_13028.doc

(Kompetenca për revokimin e akteve administrative në marrëdhëniet e punës)

vendimin nr.00-2022-3663, datë 07.12.2022, për pagimin e pagave nga ndërprerja e marrëdhënies së punës, KAGJL vlerëson se, ministri në cilësinë e organit epror të drejtorit të përgjithshëm nuk mund të urdhërojë organin vartës që të revokojë aktin administrativ për ndërprerjen e marrëdhënies së punës së punonjësit, pasi në këtë rast mbizotëron parimi i lirisë kontraktore midis palëve. Revokimi i aktit administrativ sipas Kodit të Procedurave Administrative mund të bëhet vetëm nga organi që e ka nxjerrë atë dhe jo nga organi epror. /web/00_2022_3663_12703.doc

(Ligji i zbatueshëm për marrëdhëniet e punës që rregullohen me ligj të posaçëm)

vendimin nr.00-2022-3887(428), datë 15.12.2022, për dëmshpërblim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, KAGJL vlerëson se Kodi i Punës gjen zbatim edhe ndaj personave, punësimi i të cilëve rregullohet me ligj të veçantë, sipas parimit të subsidiaritetit, pasi kështu garantohet siguria juridike e punëmarrësit për çdo element të marrëdhënies së punës nëse ka boshllëk ligjor në ligjin e posaçëm. Meqenëse pala paditëse nuk gëzon statusin e nëpunësit civil dhe nuk e ka përfituar këtë status përmes dispozitave tranzitore të ligjit për nëpunësin civil, për ndërprerjen e marrëdhënies së tij të punës zbatohet me përplotësim Kodi i Punës. /web/428_00_2022_3887_13394.doc

(Llojet e ndërgjyqësisë dhe pasojat)

vendimin nr.00–2022–4207(444), datë 21.12.2022, për detyrimin e organit publik për të legalizuar ndërtimin pa leje, KAGJL vlerëson se ndërgjyqësia ndahet në kryesore dhe dytësore. Ndërhyrësit kryesorë përfitojnë të drejta dhe marrin përsipër detyrime nga vendimi gjyqësor përfundimtar, ndërsa ndërhyrësit dytësorë lidhen indirekt nga produkti përfundimtar i procesit gjyqësor, e nuk mund të ngarkohen me detyrime nga vendimi përfundimtar. Personi i tretë në gjykim nuk cilësohet ndërgjyqës i detyrueshëm. /web/444_00_2022_4207_13355.doc

(Bashkimi i padive në procesin gjyqësor)

vendimin nr.00-2022-4160(423), datë 12.12.2022, për anulimin e procedurave të negocimit për hidrokarbure, KAGJL çmon se bashkimi i padive duhet të bëhet nga gjykata administrative e shkallës së parë pa dal urdhri për caktimin e seancës gjyqësore. Gjykata e Apelit mund të procedojë vetëm me bashkimin e ankimeve e jo të padive, pasi në të kundërt vendimi i dhënë prej saj konsiderohet i pavlefshëm. /web/423_00_2022_4160_13299_13330.doc

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë

(Parashkrimi i ekzekutimit të vendimit; Parimet e ndryshimit të praktikës gjyqësore)

vendimin nr.1, datë 28.10.2022, KBGJL pasi shqyrtuan nevojën e ndryshimit të vendimit njësues nr. 7, datë 11.10.2002, sipas të cilit “Nuk mund të ketë zgjatje të afateve të parashkrimit të ekzekutimit të dënimit për asnjë lloj shkaku (...)”, për faktin se interpretimi i ligjit sipas këtij vendimi barazon si rastin kur ekzekutimi i dënimit nuk ka filluar ashtu dhe atë kur ai ka filluar dhe është ndërprerë për çfarëdolloj shkaku, vlerësojnë që praktika njësuese e deritanishme nuk duhet të ndryshohet, pasi problematika që mund të paraqesin normat ligjore në rastin konkret, duhet të zgjidhet nga ligjvënësi nëpërmjet ndryshimeve ligjore dhe nuk nuk është e asaj natyre që të përfshijë KBGJL në ndërmarrjen e një procedure të ndryshimit të praktikës gjyqësore. Kjo procedurë duhet të jetë një gjykim me karakter objektiv dhe me efekt erga omnes, e lidhur pazgjidhshmërisht me interesin publik dhe në funksion të garantimit të sigurisë juridike. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes, gjykata vendosi se diskutimi mbi parash krimin merr për bazë datën kur vendimi për dënimin e personit për një vepër penale të caktuar, ka marrë formë të prerë në mënyrë individuale dhe jo mbi bazën e vendimit të formës së prerë që ka bashkuar dy a më shumë vendime. /web/downloadedfile_13166_13230.doc

(Paanshmëria e gjyqtarëve në sigurimin e provës gjatë hetimit paraprak; Rishqyrtimi i dënimit me burgim të përjetshëm)

vendimin nr.1431, datë 10.11.2022, KPGJL vlerëson se pjesëmarrja e gjyqtarëve në marrjen/sigurimin e provës gjatë hetimit paraprak, nuk sjell papajtueshmëri me funksionin e tyre gjatë gjykimit të çështjes në themel, pasi është një procedurë e domosdoshme pa u investuar gjykata me vlerësim. KPGJL shprehet se dënimet me burgim të përjetshëm janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, nëse i nënshtrohen rishqyrtimit me qëllim vlerësimin nëse i burgosuri ka ndryshuar gjatë zbatimit të dënimit të tij. /web/00_2022_1431_copy_1_13331.doc

(Rivlerësimi i masës mjekësore)

vendimin nr.1498, datë 22.11.2022, KPGJL vendos se gjyqtari i hetimit paraprak, pra që ka dhënë masën mjekësore është kompetent për shqyrtimin e kërkesës me objekt “rivlerësimin e masës mjekësore”, pasi në çdo rast, gjykata kryesisht, është e detyruar që pas kalimit të një viti nga dita e dhënies së vendimit, të marrë në shqyrtim vendimin e saj. /web/00_2022_1498_12654.doc

(Forma e prerë e vendimit për masën e sigurimit)

vendimin nr.1823(332), datë 15.12.2022, KPGJL njëson praktikën duke u shprehur se, vendimi i gjykatës së shkallës së parë që ka disponuar për masën e sigurimit duhet konsideruar i formës së prerë për prokurorin që nuk ka ushtruar ankim dhe mendimi apo ndryshimi i qëndrimit të tij nuk është i detyrueshëm për gjykatën e apelit, në drejtim të disponimit në lidhje me çështjen. Ky vendim i shkallës së parë do të ndryshojë vetëm në rast se, gjykata e apelit do ta ndryshojë atë pas ankimit të ushtruar nga pala tjetër. /web/332_00_2022_1823_13129.doc

(Barra e provës për kërkesën e rivendosjes në afat)

vendimin nr.1660(339), datë 16.12.2022, KPGJL vlerëson se në gjykimet me objekt rivendosje në afat të së drejtës së ankimit, barrën e provës e ka kërkuesi, i cili duhet të provojë momentin se kur ka marrë dijeni efektive (pas ekstradimit të tij në shtetin shqiptar) për vendimin që kërkon të rivendoset në afat, me qëllim ushtrimin e ankimit. /web/339_00_2022_1660_13241.doc

(Pasojat e mungesës së vullnetshme në gjykim)

vendimin nr.95(22), datë 19.01.2023, KPGJL thekson se është i vërtetë fakti që në rastin e mungesës së vullnetshme i pandehuri konsiderohet i pranishëm, por kjo nuk do të thotë se mjafton dijenia e mbrojtësit (qoftë ky edhe mbrojtësi i zgjedhur) për të konsideruar të njoftuar vendimin edhe për të pandehurin. Njoftimi i vendimit lidhet ngushtësisht me ushtrimin e të drejtave në mënyrë efektive, përfshi këtu edhe atë të ankimit ndaj vendimit gjyqësor. /web/22_00_2023_95_13421.doc

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë

(Administrimi i sendit në bashkëpronësi) 

vendimin nr.00-2022-3700(355), datë 11.10.2022, ku trajtohet mosmarrëveshja për pjesëtimin e pasurisë së paluajtshme në bashkëpronësi, KCGJL konkludon se, në kushtet kur nuk gjen dakordësi nga të gjithë bashkëpronarët, sendi i përbashkët administrohet sipas vendimit të shumicës së bashkëpronarëve, vendim ky që i imponohet pakicës. Për pasojë, ndryshimi i destinacionit të sendit dhe përdorimi i tij faktik, do të konsiderohet në kundërshtim me ligjin kur bëhet vetëm nga njëri prej bashkëpronarëve, pa pëlqimin e bashkëpronarëve të tjerë të sendit. /web/355_00_2022_3700_13615.doc

(Vlera e komunikimit elektronik në procesin gjyqësor)

vendimin nr.00-2022-2856(361), datë 12.10.2022, shqyrtohet nëse dokumenti elektronik “email”, i nisur nga adresa elektronike përbën apo jo një provë dokument. KCGJL çmon se KPC përcakton në mënyrë joshteruese cilat janë disa nga llojet e akteve, ku lloji më i përhapur është prova me shkresë, që nënkupton një akt të shkruar në letër. Krahas shkresave, mund të shërbejnë si provë edhe filmat fotografikë, kinematografikë, kasetat e çdo lloji, etj., duke kuptuar kështu që nga ligji pranohet se prova dokument është një koncept më i gjerë se një akt i shkruar i pasqyruar në letër. Komunikimi elektronik me email nuk ka elementet formale të dokumentit elektronik të përcaktuar në ligjin e posaçëm, nuk ka cilësinë e dokumentit elektronik, si dhe nuk merr fuqi provuese nga noterizimi, pasi kjo fuqi duhet të analizohet nga KPC dhe jo nga ligji për dokumentin elektronik. /web/361_00_2022_2856_13619.doc

(Për pjesën e patrajtuar të pronës për efekt të kompensimit)

vendimin nr.00-2022-2855(395), datë 26.10.2022, KCGJL arsyeton se, në rastin e kërkesave të paraqitura pas hyrjes së fuqi të ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004, për pjesët e patrajtuara me vendimet e dhëna në bazë të ligjit  nr. 7698, datë 15.4.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”, nuk mund të vihet në diskutim e drejta e pronësisë, për sa kohë që këto vendime konsiderohen të formës së prerë dhe çështjet e trajtuara nëpërmjet tyre përbëjnë “gjë të gjykuar”. Për  përcaktimin e diferencës së sipërfaqes që ka mbetur e patrajtuar, është e nevojshme verifikimi paraprak i ekzistencës në dosjen e mëparshme, i të gjithë dokumentacionit ligjor dhe hartografik. /web/395_00_2022_2855_12299.doc

(Kompetenca lëndore për çështjet e kompensimit për burgim të padrejtë)

vendimin nr.00-2022-3710(484), datë 16.11.2022, për kompensimin e burgimit të padrejtë, pavarësisht se kërkimi ka natyrë civile, KCGJL vlerëson se marrëdhënia krijohet midis personit që pretendon kompensimin dhe organeve shtetërore të ngarkuara nga ligji për të ndjekur dhe zbatuar procedurat e kompensimit për burgim të padrejtë. Si rrjedhojë, ndodhemi përpara një mosmarrëveshje administrative, ku kompetente nga ana lëndore është gjykata administrative. /web/484_00_2022_3710_13637.doc

(Përcaktimi i kohëzgjatjes së punës në kontratat individuale dhe kolektive)

vendimin nr.00-2022-3343(503), datë 23.11.2022, ku trajtohet përfundimi i një marrëdhënie pune prej vitesh me kushte të përcaktuara në kontratën kolektive, KCGJL vëren se kontrata kolektive nuk përmban asnjë parashikim për kohëzgjatjen e kontratave individuale të punës dhe për rrjedhojë përcaktimi me afat apo pa afat të caktuar i marrëdhënies së punës së paditësit, duhet të bëhet ose mbi bazën e kontratës individuale të punës ose në mungesë të saj, duke u mbështetur në nenin 140, pika 2, të Kodit të Punës, që nuk e pranon lidhjen e kontratave të punës me afat, për punë me natyrë jo të përkohshme. /web/503_00_2022_3343_12897.doc 

(Caktimi i dëmshpërblimit për rastet e zgjidhjes së kontratës së punës)

vendimin nr.00-2022-4342(496), datë 23.11.2022, për përcaktimin e masës së dëmshpërblimit për ndërprerjen e kontratës së punës, KCGJL vlerëson se kur zgjidhja e kontratës së punës bëhet në kohë të papërshtatshme, sipas nenit 147/1 të Kodit të Punës, ajo është e pavlefshme, ndërsa kur zgjidhja e kontratës është kryer për shkaqe të pajustifikuara, sipas nenit 155 të Kodit të Punës, punëmarrësi përfiton të drejtën e dëmshpërblimit. Masa e dëmshpërblimit nuk është në çdo rast 1 vit, por përcaktohet nga shqyrtimi i rrethanave konkrete si kohëzgjatja e marrëdhënies së punës, gjendja familjare e punëmarrësit, mosha, gjendja emocionale pas largimit nga puna, situata sociale dhe mundësia e gjetjes së një pune tjetër. /web/496_00_2022_4342_13740.doc
 
(E drejta e parablerjes e pronarit)

vendimin nr.00-2022-4480(578), datë 21.12.2022, ku shqyrtohet mangësia e zbatimit të ligjit të posaçëm material për të drejtat që përfiton subjekti kërkues në cilësinë e ish-pronarit të pronës para datës 29.11.1944, Kolegji vlerëson se gjatë gjykimit të një vendimi të KKKP, duhet të hetohet, ndër të tjera, edhe e drejta e parablerjes, që përfitohet nga subjekti nëse plotësohen këto aspekte: së pari, ish-pronarit t’i ishte njohur e drejta e pronësisë në përputhje me ligjin; së dyti, pasuritë e paluajtshme të ishin të zëna me objekte shtetërore që nuk ushtrojnë funksionet e tyre publike; së treti, shteti ka vendosur t’i privatizojë ato. /web/578_00_2022_4480_13644.doc

2. Pasqyrimi i aktiviteteve të Gjykatës së Lartë

Në datën 30 dhjetor 2022 Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi zhvilloi takimin e përvitshëm me mediat për të prezantuar veprimtarinë e institucionit përgjatë një viti/web/30_12_2022_konferenca_per_median_12501.docx

Në datën 16 janar 2023 Mbledhja e Posaçme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë vendosi zgjedhjen e znj. Holta Zaçaj anëtare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Në datën 27 janar 2023 Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi mori pjesë në konferencën e çeljes së vitit gjyqësor 2023 pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

3. Statistika

Vendime të dhëna nga Gjykata e Lartë për muajin janar 2023

Kolegji Administrativ ka dhënë 182 vendime, nga të cilat 175 janë vendime themeli, 3 kompetence/juridiksioni, 1 vendim i dhënë nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, si dhe 3 pezullim ekzekutimi/revokim pezullimi/afati të arsyeshëm.

Kolegji Civil ka dhënë 110 vendime, nga të cilat 106 janë vendime themeli, 1 kompetence/juridiksioni, si dhe 3 pezullim ekzekutimi/revokim pezullim/afati të arsyeshëm.

Kolegji Penal ka dhënë 206 vendime, nga të cilat 199 janë vendime themeli, 4 kompetence, si dhe 3 pezullim ekzekutimi/konstatim shkelje afati.

Në total për muajin janar 2023 janë dhënë 498 vendime gjyqësore.

4. Formati i rekursit në Gjykatën e Lartë

Rikujtojmë përdoruesit e Gjykatës së Lartë që të përdorin modelin/formatin e miratuar të rekursit, që gjendet në linkun:  https://www.gjykataelarte.gov.al/web/format_rekursi_5207.doc

Gjykata e Lartë ka nisur që të përdorë formatin e vendimit për mospranimin e rekurseve haptazi të pabazuara që nuk përmbajnë shkaqet për rekurs sipas legjislacionit të zbatueshëm në fuqi dhe nuk janë depozituar sipas formatit të mësipërm.

5. Vizitat në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë mundëson pjesëmarrjen e çdo të interesuari (qytetar, studiues, praktikant i së drejtës, student apo nxënës shkolle) në seanca gjyqësore apo që dëshiron të vizitojë institucionin, duke afruar veprimtarinë e saj të përditshme me publikun. Ky akses mundësohet përmes aplikimit të thjeshtë elektronik duke plotësuar modulet (emër, mbiemër, email dhe përmbajtjen e mesazhit/arsyet e vizitës). Aplikoni duke vizituar linkun  https://www.gjykataelarte.gov.al/web/Akreditim_9953_1.php

Kontakto:

Tel.: +355 4 2257304;

Fax: +355 (4) 228837;

Email: supremecourt@gjykataelarte.gov.al ;

Adresa postare: Rruga: "Ibrahim Rugova", nr. 20, 1001, Tiranë, Shqipëri.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte