Administrimi i çështjeve që paraqiten në Gjykatën e Lartë dhe rruga që përshkojnë

Dosja e çështjes  gjyqësore në momentin e ardhjes në Gjykatën e Lartë regjistrohet nga nëpunësit e Drejtorisë së Administratës Gjyqësore në sistemin përkatës dhe me plotësimin e të dhënave (informacioni mbi çështjen, baza ligjore, palët ndërgjyqëse, vendimet e mëparshme të dhëna nga gjykatat, etj.) sistemi i vendos çështjes automatikisht një numër dhe ia cakton këtë çështje gjyqtarit përkatës në mënyrë të menjëhershme dhe të rastësishme, pra duke realizuar që në këtë moment shortin e parë (Dhomë Këshillimi).

Ky short është elektronik dhe nuk mund të bëhen modifikime apo ndërhyrje në të, po ashtu nuk mund të llogaritet gjyqtari të cilit do t’i bjerë për shqyrtim një çështje e caktuar.

Në rastin kur gjyqtari dhe ndihmësi ligjor përkatës paraqesin kërkesë me shkrim, sipas ligjit për heqje dorë nga kjo çështje, hidhet përsëri shorti elektronik në mënyrë të menjëhershme dhe të rastësishme nga sistemi.

Dosja gjyqësore shqyrtohet në Dhomën e Këshillimit, me pesë gjyqtarë, e cila vendos nëse rekursi i paraqitur ka apo shkaqe ligjore nga ato të parashikuara nga ligji. Në rastin kur Kolegji përkatës vendos se ka shkake ligjore, çështja kalon për gjyq, dhe dosja gjyqësore dorëzohet në tek nëpunësi i regjistrimit, për të bërë regjistrimin dhe hedhjen e shortit të dytë elektroni, nga i cili përcaktohet relatori i çështjet për gjykim.

Nga ana tjetër, kur kolegji përkatës vendos se rekursi nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuar nga ligji, vendosë mospranimin e rekursit dhe dosja gjyqësore, së bashku me vendimin e kolegjit i dorëzohet nëpunësit të sekretarisë për të kryer procedurat e nevojshme për kthimin e dosjes pranë gjykatës nga ka ardhur.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte