ARTAN BROCI

Anëtar i Gjykatës së Lartë

Anëtari i Gjykatës së Lartë Z.Artan Broci vjen në këtë detyrë pas një përvoje të gjatë si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës së Apelit Tiranë.
Z. Broci ka lindur në Shkodër në 03.03.1973 dhe është diplomuar  në vitin 1995 me titullin Jurist, pranë Universitetit të Tiranës në fakultetin e Drejtësisë. Me një përvojë të gjatë si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë prej vitit 1996 – 2010 dhe Gjykatës së Apelit Tiranë gjatë periudhës 2010 – 2013, Z. Broci  ka dhënë kontributin e tij dhe si As.pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë në Lëndën e të Drejtës Administrative, gjatë viteve 1995-1997.
Z. Broci është zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë me vendimin e Konferencës Gjyqësore  Kombëtare më datë 14.12.2012.
Anëtari i Gjykatës së Lartë Z. Artan Broci ka titullin Master në Administrim Publik. Ai ka marrë pjesë në disa Seminare Trajnuese të organizuara si brenda ashtu dhe jashtë vendit nga organizma të ndryshme si Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ABA Ceelli, IBA (International Bar Association; Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, etj. Njëkohësisht, Z. Broci ka ushtruar detyrën e ekspertit  pranë disa projekteve të rëndësishme të organizuara nga Ministria e Drejtësisë dhe organizatat ndërkombëtare si OSBE dhe UNICEF.
Në vitin 2009 Zotit Broci i është akorduar "Çmimi i Mirënjohjes" nga Transparency International dhe Unicef , për kontributin e dhënë në reformën e drejtësisë për të miturit në Shqipëri
Me Dekretin Nr.8123 dt.26.04.2013 të Presidentit të Republikës Z. Artan Broci, emërohet Anëtar i Gjykatës së Lartë.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte