ARDIAN DVORANI

Anëtar i Gjykatës së Lartë

Ka lindur në Korçë në 20 shkurt 1966. Është i martuar dhe ka një fëmijë. Në vitin 1988 është  diplomuar jurist në  Universitetin e Tiranës. Ka shërbyer si prokuror në  Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Shkoder në  periudhën 1988-1991. Ka ushtruar funksionet e këshilltarit ligjor dhe drejtorit të Departamentit Juridik pranë  INSIG sha në  periudhën 1991-1994. Ka ushtruar profesionin e avokatit në  vitet 1994-1998. Ka shërbyer si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Ministrave në periudhën mars 1998-shtator 1999. Ka ushtruar funksionin e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë në periudhën shtator 1999- shkurt 2005 dhe, gjatë vitit 2004, për një periudhe 6 mujore, edhe funksionin e drejtorit të Departamentit Juridik në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë viteve 1999-2005, ndërmjet të tjerave, ka qenë zëvendëskryetar i Këshillit Mbikqyrës të INSIG sha, Albetelekom sha dhe SICRED sha, kryetar i Bordit Kombëtar të Monitorimit Antikorrupsion, kryetar i delegacionit shqiptar në GRECO si dhe raporter i kësaj organizate ndërkombëtare për mbikqyrjen e respektimit të standarteve antikorrupsion dhe antikrim për një numër vendesh anëtare të tij. Deri në shkurt të vitit 2005 ka qënë anëtar i përhershëm i grupit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE për çështjet e drejtesisë dhe punëve të brendshme. Është kryetar i Komisionit për Përmirësimin e Vazhdueshëm Profesional të Konferencës Gjyqësore Kombëtare dhe nga nëntori 2005 anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

Me dekretin nr.4481, datë 17 Shkurt 2005, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte